Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Idealistët ishin themeli i luftës – disa sot përbuzin sakrificën

Komandanti i luftës së UCK-së, veprimtari dhe ish-i burgosuri politik, Sadik Halitjaha, ka reaguar ashpër ndaj atyre që, po përbuzin sakrificën e luftëtarëve të lirisë dhe po tentojnë të shtrembërojnë të vërtetën historike të luftës çlirimtare. Në një reagim publik, Halitjaha ka kujtuar se shumë idealistë dhe veprimtarë ranë gjatë rrugës për çlirim, duke u përballur me burgje dhe përndjekje nga regjimi serbo-sllav. Ai thekson se pjesë të kësaj rruge u shkëputën për shkak të mungesës së përgatitjes dhe guximit, duke zgjedhur kompromise dhe rrugë të lehta. Sipas Halitjahës, “të vendosurit dhe trimat” vazhduan luftën deri në kryengritje, ndërsa disa të tjerë arsyetuan mosangazhimin e tyre duke pritur, siç shprehet ai, “derisa të na thërrasë Rugova”. Ai i kritikoi ashpër ata që sot, nga distanca dhe larg rrezikut, përpiqen të barazohen me luftëtarët, duke i nënvlerësuar sakrificat dhe duke e devalvuar luftën. “Të tillët mbivlerësojnë veten në mënyrë nihiliste”, ka thënë ai. Halitjaha kujtoi edhe sabotimet e brendshme gjatë luftës, përfshirë ndaljen e financave, përçarjet politike dhe rivalitetin me formacione që, sipas tij, vepruan kundër interesave të luftës çlirimtare. Ai përfundoi me një thirrje të qartë për vlerësimin e drejtë të luftës dhe për të mos lejuar, siç u shpreh ai, “toksikimin e Atdheut dhe të vërtetës historike”. “Poshtë sabotatorët, poshtë tradhtarët! Lavdi dëshmorëve, respekt për çlirimtarët!”, përfundon reagimi i Sadik Halitjahës.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit përmes vendimeve të dëmshme dhe anti-kushtetuese gjatë vitit 2023

Abelard Tahiri: PDK i ka hapur rrugë Vetëvendosjes, por VV po e bllokon Kuvendin

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia …