leoni

Gjykata Kushtetuese: E drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit nuk nënkupton të drejtën për ta imponuar atë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin lidhur me ngërçin e krijuar në Kuvend, duke sqaruar se partia më e madhe parlamentare ka të drejtë ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por jo edhe të imponojë zgjedhjen e tij pa kompromis me grupet e tjera parlamentare. Sipas Kushtetueses, të gjitha grupet parlamentare, përfshirë subjektin e parë, kanë detyrim për bashkëpunim në mirëbesim për të siguruar funksionalizimin e Kuvendit. Gjykata thekson se zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve është parakusht për fillimin e punës së Kuvendit dhe kërkon përfshirjen e të gjithë deputetëve në këtë proces. Në aktgjykim theksohet se e drejta për propozim nuk mund të shndërrohet në mjet bllokimi dhe se çdo deputet ka për detyrë të veprojë në interes të Republikës, në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit …