leoni

Kosova pranon të strehojë 50 imigrantë të dëbuar nga SHBA-ja

Qeveria e Kosovës ka pranuar të strehojë së paku 50 imigrantë ilegalë që do të dëbohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës prestigjioze The New York Times, ky vendim është rezultat i një procesi të gjatë negociatash që nisi në mars dhe përfshiu gjashtë takime ndërmjet diplomatëve amerikanë dhe zyrtarëve kosovarë. Njoftimi zyrtar u bë më 12 maj, por vendimi nuk ishte i lehtë, veçanërisht për shkak të krizës politike në Kosovë dhe pamundësisë për të formuar qeverinë e re. Raporti i NYT thekson se pala kosovare preferon të strehojë gra dhe fëmijë, dhe se ka kërkuar mbështetje nga SHBA-ja në këmbim, përfshirë vazhdimin e lobimit për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës. Deri tani këtë vit, Kosova ka marrë dy njohje të reja pas një periudhe të gjatë pa asnjë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Hajredin Kuçit: Gati për gjykim në fillim të vitit 2026

Mbrojtja e Hajredin Kuçit ka bërë të ditur se është e gatshme për gjykim në …