Shoqëria civile proteston sërish para Kuvendit: “Kosova nuk mund të presë”

Pjesëtarë të shoqërisë civile janë rikthyer sërish para Kuvendit të Kosovës për të protestuar kundër bllokimit të konstituimit të legjislaturës së nëntë. Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe si: “Kosova nuk mund të presë”, “Kushtetuta nuk është për lojë politike” dhe “Populli ka votuar, jo për t’u bllokuar”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat çdo herë që Kuvendi mblidhet, deri në zhbllokimin e procesit. Kjo protestë vjen një ditë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligon partitë politike që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe respektim të Kushtetutës. Kjo është përpjekja e 38-të për të konstituuar Kuvendin e ri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …