leoni

Ndërpritet për herë të 38-të seanca konstituive e Kuvendit, pritet vazhdimi më 29 qershor

Është ndërprerë sërish përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Seanca e 38-të konstituive, e cila u mbajt një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk solli ndonjë përparim konkret. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se para mbledhjes zhvilloi një takim me përfaqësuesit e partive politike, ku u dakorduan që seanca të ndërpritet dhe të vazhdojë më 29 qershor, pas takimit të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje për ditën e shtunë. “Kishte mendim të përbashkët që të ndërpritet seanca dhe të pritet rezultati i takimit të nesërm, për të vazhduar më 29 qershor”, deklaroi Dehari në sallën e Kuvendit. Seanca vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u bëri thirrje deputetëve të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, duke theksuar rëndësinë e kompromisit politik dhe respektimit të Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit …