Memli Krasniqi: Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish

Pas dështimit të radhës së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish. “Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës. Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor. Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetevendosje në të kaluarën!” ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …