Xhevahire Izmaku: Mungesa e vullnetit politik po rrezikon mandatin e deputetëve

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata ka kaluar nga aspekti juridik dhe procedural në një krizë të pastër morale dhe politike. Sipas saj, mungesa totale e vullnetit politik nga ana e partive të mëdha po e pengon ndërtimin e një marrëveshjeje për dalje nga bllokada. “Ky tashmë nuk është problem procedurash, por i mungesës së përgjegjësisë politike. Është çështje morali”, tha Izmaku, duke shtuar se Nisma mbetet e gatshme për të ndihmuar në ndërtimin e një mazhorance përmes marrëveshjes politike. Ajo paralajmëroi se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë rrezikohet edhe vet mandati i deputetëve.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …