Bekë Berisha: Jepni votat për Haxhiun, që ta heqim Kurtin nga pushteti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga kolegët deputetë që të ndryshojnë qëndrim lidhur me votimin për Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit. Në seancën e sotme parlamentare, Berisha tha se duhet gjetur një formë për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, dhe sipas tij, lejimi i konstituimit të Kuvendit përmes votimit të Haxhiut, do të ishte një hap në këtë drejtim. “Le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo. T’ia votojmë qeverinë e le të merr fitoren. Më mirë ta përfundojmë këtë fazë që po e rëndon Kosovën, sepse kështu po rrezikojmë të humbim shtetin”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se duhet menduar jashtë logjikës politike që është ndjekur deri tani, në mënyrë që, siç tha ai, të gjendet mënyra për ta larguar këtë qeverisje.

Kontrolloni gjithashtu

Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin …