Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet sikur i ka mbi 50 për qind të votave

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas përfundimit të seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për arrogancë politike në procesin e konstituimit të legjislaturës së re. Ajo tha se Vetëvendosje po sillet sikur e ka fituar mbi 50 për qind të votave, ndërkohë që PDK-ja, sipas saj, ka bërë kompromis për të ndihmuar daljen nga kriza institucionale. “PDK-ja ka ofruar të votojë shumicën e emrave të Vetëvendosjes, por këta po insistojnë vetëm në një emër dhe vetëm me votim të fshehtë. Kjo nuk është kompromis”, u shpreh Jashari. Ajo shtoi se zgjidhja është përpara, por mungon vullneti nga partia e parë për ta pranuar.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …