Ramush Haradinaj përkujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve frymëzoi mijëra të rinj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot Betejën e Morinës, që më 7 korrik 1998 shënoi një moment kyç në luftën çlirimtare në Zonën Operative të Dukagjinit. Në nderim të kësaj beteje, Haradinaj, bashkë me familjarë të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarë, bëri homazhe për heronjtë që ranë në përballje me forcat armike: Muhamet Ukshini, Shkëlzen Syla, Blerim Ukshini, Ahmet Pulatini, Fisnik Salihu, Nezir Elezaj, Ymer Bytyqi, Arben Ukshini dhe Sylejmon Abdyli. “Rënia e tyre ishte një goditje e rëndë, por njëkohësisht u bë frymëzim për mijëra të rinj që iu bashkuan UÇK-së”, tha Haradinaj. Ai kujtoi edhe dëshmorin Agim Mazrekaj, të cilin e cilësoi si luftëtar të vendosur dhe shembull për brezat e ardhshëm. Po ashtu, Haradinaj bëri homazhe edhe në Voksh të Deçanit, pranë lapidarit të dëshmorit Xhevat Nitaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Jepni votat për Haxhiun, që ta heqim Kurtin nga pushteti

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga kolegët deputetë që të ndryshojnë qëndrim lidhur …