leoni

Faton Mehmetaj

Faton Mehmetaj: Grushtshteti në Serbi, efekti domino në rajon!

Regjimi i Vuçiçit (presidentit të Serbisë), nënë mbështetjen e fuqishme të Rusisë, Iranit dhe shteteve mike të Rusisë, ka kohë që e ka shtri ndikimin në Maqedoni, pjesërisht në Kosovë, në Mal të Zi, Sanxhak dhe Bosnje. Në këto vende prej kohësh, nga Marrëveshja e Dejtonit (1995), kanë egzistuar disa vatra të krizave siç janë; krijimi i Republikës Serbska në Bosnje, kriza e Kosovës Lindore, Vojvodinës, Sanxhakut, kriza në Veriun e Kosovës dhe kriza në Maqedoni, të cilat kanë krijuar tensione gjatë gjithë kohës. Të gjitha këto kriza i ka shkaktuar Serbia, por janë mbështetur edhe nga Rusia dhe shtetet mike të rusisë dhe Serbisë. Këto vatra krizash, në të gjitha rastet janë financuar nga Serbia dhe Rusia, dhe janë mbështetur nga strukturat e bashkëpunëtorëve besnik të Serbisë, të instaluar në këto vende. Baza Ruse e Emergjencave në Nishë, është një projekt i madh i sigurisë ruse në Serbi. Aty janë trajnuar dhe analizuar në detale aspektet ushtarake, politike dhe të sigurisë në rajon. Bashkë më 200,000 rusë që janë larguar nga vendi i tyre për në Serbi, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, me ta kanë ardhur edhe shumë ushtarak, ekspert të sigurisë, shërbimeve sekrete, të njësive antiterroriste e shumë struktura tjera ushtarake ruse, sepse Serbia është një aleat i ngushtë i Rusisë me të cilën ka lidhje historike, fetare dhe kulturore. Në Beograd dhe vende tjera të Serbisë flitet gjuha ruse. Gjuha ruse flitet edhe në dyqane, tregje, bare, rrugë etj. Rusët që kanë ardhur në Serbi, kryesisht jetojnë në zonat urbane: Beograd, Novi Sad, Nish dhe Kragujevc, ku hapin kompani e biznese që kryesisht merren me punë në IT etj. Po ashtu qindra milioner rus janë vendosur në Serbi. Sigurisht që edhe rusët e vendosur në Serbi së bashku me milionerët rus janë në krahun e protestuesëve sepse Rusisë i konvenon një Serbi e dobtë për ta pëhapur më lehtë dominimin e saj në hapsirat ku Serbia dominon. Përmes shërbimeve të fshehta, rusët e kanë një shtrirje dhe ndikim mjaftë të madh në Serbi dhe në Ballkanin Përendimor. Novica Antiq, president i Unionit Ushtarak Serb, raportohej se punon për agjencinë ruse të sigurisë e njohur si “FSB”. I njëjti deri në tetor të 2023-s, kishte zhvilluar takime të rregullta me zyrtarë evropianë në Bruksel, ndër ta edhe me raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Për të njëjtat qëllime Vladimir Putin e kishte shpërblyer personalisht Aleksandar Vulin me çmimin, “Urdhëri i Miqësisë”. Bazuar në rrethanat e krijuara, Aleksander Vuçiçit, siç po konsiderohet nga opozita Asadi i Serbisë, nuk i ka mbetë vend në Serbi përveqse të ikë në Rusi dhe Serbinë ta len peng të Rusisë. Siç dihet, Serbia që nga periudha e regjimi të Millosheviqit, i cili i shkaktoi 4 luftëra në ish-Jugosllavi dhe gjenocid të paparë, nuk bëri ndryshime në qeveritë që erdhën pas rënjës së regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Në përjashtim të Zoran Gjingjiqit i cili kishte bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare për ta futur Serbinë në BE, dhe për dorzimin e Sllobodan Millosheviqit dhe kriminelëve tjerë serb për krime lufte në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Por, për këto veprime Zoran Gjingjiqi-kryeministër i Serbisë, u vra më 12 mars të viti 2003 në Beograd, nga qarqet ushtarake që ishin të lidhura me klanin e Millosheviqit dhe me strukturat tjera radikale të cilat e drejtonin politikën e shtetit serb. Djali i Sllobodan Millosheviqit (Marko Millosheviq) që gjëndet i strehuar në Rusi, i kishte dhënë 5 milion marka strukturave të lartëcekura për vrasjen e Zoran Gjingjiqit. Në përgaditjën e kësaj vrasjeje morën pjesë edhe strukturat e BIA-s. Ky fakt ishte përmendur edhe në disa media serbe dhe jashtë Serbisë të cilat shkruanin për përfshirjen e disa anëtarëve të Agjencisë për Siguri dhe Informim (BIA), në vrasjen e ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq. Pjesëtarët e BIA-s kishin një rol shumë domethënës në ofrimin e mbështetjes logjistike për organizatorët dhe autorët e atentatit. Lidhur më këtë ishin arrestuar dy anëtarë të BIA-s, Branislav Bezareviq dhe Toni Gavriq. Disa ditë pas vrasjes së tij, Jovica Stanishiq, shef i Departamentit të Sigurimit të Shtetit (RDB) në vitet 1991-1998 dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë Franko “Frenki” Simatoviq që ishte një nga themeluesit e Njësisë famëkeqe të Operacioneve Speciale (JSO), u arrestuan. Më pas është arrestuar edhe ish-zëvendësshefi i BIA-s, Milorad Bracanoviq. Kjo tregon qartë se udhëheqësit e vijës radikale në Serbi kishin pushtet të pakufizuar dhe pothuajse ishte e pamundur për ta marrë pushtetin dikush tjetër. Aleksandër Vuçiç karrjeren e tij fillim e mbarim e fillon me këto struktura dhe në shërbim të këtyre strukturave. U rritë politikisht duke i shërbyer vojvodës Vojislav Sheshel, politikan serb dhe udhëheqës i Partisë Radikale Serbe të ekstremit të djathtë (SRS), i dënuar për krime lufte. Por ndërmjet viteve 1998 dhe 2000, Shesheli shërbeu edhe si zëvendëskryeministër i Serbisë. Vuçiç është një lider autokrat, i cili u zhvillua në kornizat e politikave të një fryme radikale i mbeshtetur dhe përkrahur nga Sllobodan Millosheviqi, Voisllav Shesheli, kisha ortodokse serbe, qarçet ruse, strukturat ushtarake të Ratko Mlladiqit dhe njerëzit më të fuqishëm të shërbimeve sekrete serbe. Arma e tij kryesore për të qëndruar në pushtet është përhapja e dezinformatave dhe shpifjeve ndaj kundërshtarëve politik, izolimi i gazetarëve që nuk i përkasin vijës së tij, dhe mospërfillja ndaj partive opozitare, shoqërisë civile dhe qytetarëve që e kundërshtojnë atë. Është kundërshtar kronik i të gjithë atyre që bashkpunojnë dhe e kanë mbështetjen e Përendimit. Për të qëndruar në pushtet nuk njeh, as nuk respekton asnjë normë, ligj, as rregullë të demokracisë. Prej kohësh Serbia ka bashkëpunuar ngusht me Rusinë, Iranin e shtetet tjera sllave, dhe ka qenë ndër vendet më të fuqishme që ka bërë tregti ilegale më armë. Serbia ka shitë armë edhe në Ukrainë, për shka Rusia, ja ka tërhequr vrejtjen se po punon kundër interesave të Rusisë. Në kohë krizash Serbia është mbështetur nga Rusia por edhe nga shtetet e lindjes. Prej kohësh qarçet ushtarake të Serbisë në bashkëpunim edhe me shërbimet sekrete e kanë mbajtur Serbinë nënë kontroll. Por ka 8 muaj që Vuqiçit dhe aparatit shtetror të Serbisë ka filluar tu del situata jashtë kontrollit. Protestat që kanë filluar para 8 muajsh nga lëvizjet studentore, nuk janë ndalur për as një çast. Kërkesa kryesore e tyre është, rrëximi i qeverisë diktatoriale të Aleksandër Vuçiçit. Mirpo protestat që filluan në prag të festës së Vidovdanit u pa që kishin karakter më të radikalizuar dhe prapa tyre fshihej një grushtshet mirë i organizuar ndaj qeverisë aktuale. Edhe për kundër dhunës së çfrenuar të aparaturës policore të Vuçiçit për ti shpërndarë protestuesit, protestat nuk kanë të ndalur. Kriza në Serbi është thelluar shumë. Për ta tejkaluar krizën e brendëshme që e kanë shkaktuar protestat në Serbi, Aleksandër Vuçiçi e kishte përgaditur një plan shumë dimensional dhe të detajuar, ku kishin marrë pjesë edhe krerët e shërbimet sekrete të intelegjencës ushtarake dhe BIA-s, për ta bartur krizen e brendëshme të Serbisë në Kosovë. Për ta funksionalizuar këtë plan, ishin caktuar edhe mekanizmat ushtarak dhe ato të sigurisë, të cilët pos tjerash e kishin paraparë që ta shfrytëzonin edhe krizën në Lindje të Mesme, dhe sulmet e SHBA-ve ndaj Iranit, për shkak se vëmendja e opinionit botëror ishte e përqendruar atje. Ky plan ishte planifikuar të zbatohej ditën e Vidovdanit, por nuk ndodhi. Sigurisht ky plan ndërlidhet me deklaratën e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha; se gjatë mandatit të tij ishte parandaluar një përpjekje e Serbisë për ta sulmuar Kosovën. Presidenti Vuçiç dhe stafi i tij punuan afër një muaj rresht, për ta përgaditur opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, që një gjë e tillë do të ndodhë në Kosovë. Në të njejtën ditë me protestat gjithë popullore që mbaheshin në Serbi, në Beograd është organizuar edhe një protestë tjetër, nga mbështetësit e Vuçiçit me rastin e festës së Vidovdanit. Po këtë ditë protestat opozitare në Serbi kishin filluar një fazë të re, radikalizimin e protestave. Në ditën e Vidovdanin, Serbia poashtu kishte përgaditur një pelegrinazh në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, shërbimet e fshehta serbe kishin planifikuar që të ndodhte një incident në mesin e pelegrinëve që kishin ardhur ta festonin Vidovdanin në Kosovë. Por si duket ky projekt mjaft i sofistikuar dhe me pasoja të mëdha për Kosovën dhe rajonin, u ndalua me ndihmën e SHBA-ve dhe shteteve mike të Kosovës. Kohëve të fundit, sidomos që kur kanë filluar protestat në Serbi, Serbia vazhdimisht ka qenë nënë presionin e Rusisë, këtë gjë më së miri e ka treguar emisari i Rusisë në Serbi Aleksandar Vulin i cili konsiderohet njëri prej strukturave të besuara edhe të Vuçiçit. Vulin punon hapur për përhapjen e ndikimit rus në Serbi, Republikën Serbska, në Malit të Zi, Maqedoni, Kosovës dhe vende tjera të Ballkanit përendimor. Në këto rrethana kaq të ndërlikuara politiko-ushtarake, që janë krijuar në vendet e Ballkanit përendimor, Serbia e ka acaruar situatën, duke i kaluar kufijt e provokimit deri në atë masë, sa që Kosova, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia dhe Malit të Zi, janë detyruar të përgaditen ushtarakisht në rast nevoje për tju përgjigjur agresionit serb. Këtu më poshtë po i përmendim disa faktor që i determinojnë këto të dhëna. Prezenca e Brigadës së Veriut dhe ndarjet e përgjegjësive të saj në Veri të Kosovës, Sanxhak dhe Republikën Serbska në Bosnje, prezenca e strukturave paralele në Kosovë, në Bosnje përmes Republikës serbe, Kosovën Lindore, problemet etnike në Maqedoni, prezenca e agjenturave serbe, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, prezenca dhe veprimtaria ruse në këto vende, Baza Ruse e emergjencave në Nishë, baza e re e Vulinit për aktivizimin e strukturave ruso-serbe në Ballkan, si detyrë e re e Vulinit, tregon qartë për një Ballkan të tensionuar që gjendet edhe para krizave të mëdha politike dhe tensioneve ushtarake. Është tepër e quditshme, si dhe pse, deshtoj ky operacion, por edhe më e quitshe është, si po reziston Aleksandër Vuçiç para kësaj krize kaq të madhe, pa dhënë dorëheqje. Po të shiqohet historiku i radikalëve në Serbi, nuk është edhe aq e quditshme pse nuk largohen nga pushteti. Aleksandër Vuçiç është pasues i politikave të Sllobodan Millosheviqit dhe radikalëve tjerë serb. Përsonat e këtyre profileve nuk dorzohen lehtë, dhe nuk e lëshojnë pushtetin pa gjakderdhje siç ndodhi me Sllobodan Millosheviqin i cili i shkaktoj 4 luftra dhe shkaktoj një gjenocid të paparë në republikat e ish-Jugosllavisë. Këto struktura janë duke e bërë një luftë të ashpër edhe me BE-në dhe shtetet tjera të Evropës, për shkak të akuzave të BE-së ndaj tyre për bllokimin e demokracisë brenda Serbisë dhe të bllokimit të një varg proceseve tjera në rajon. BE-ja ka hedhë akuza të rënda ndaj këtyre shtresave por nuk ka marrë masa ndaj tyre. Dihet mirëfilli se Aleksandër Vuçiç, shumicën e krizave të brendshme i kishte zbrazur në Kosovë, Bosnje, Mal të Zi, Sanxhak dhe Maqedoni. Këto kriza kanë qenë të menagjuara nga intelegjenca ushtrarake, njerëzit e BIA-s dhe xhandarmëria. Në shumicën e rasteve këto kriza u organizuan, nga qeveria e Vuçiçit për ta tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, me qëllim që, Serbia të jetë e amnistuar para opinionit ndërkombëtar, si vend i qetë dhe demokratik. Një krizë e tillë u shkaktua përmes sulmit të armatosur terrorist serbë ndaj Republikës së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Përmes këtij sulmi njësitë elite të Serbisë ndërhynë në Kosovë duke e goditur sovranitetin e Kosovës dhe duke i kompromituar strukturat e sigurisë ndërkombëtare KFOR-in dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX si garantuese të sigurisë në Kosovës. Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave, në komunat me shumicë serbe, në maj të vitit 2023, pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës dhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njëri prej udhëheqësve të këtij sulmi terrorist ndaj Kosovës ishte biznesmeni i “Listës Serbe”, Milan Radoiçiq i afërt dhe i besueshëm i Vuçiçit, i cili më herët e kishte organizuar edhe vrasjen e politikanit serb në veriun e Kosovës Oliver Ivanoviqit. Lidhur më këtë sulm terrorist, më vonë ishte marrë vesh se çdo gjë ishte bërë me lejen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky sulem ishte një plan i tij për trazira në Kosovë. Dihet mirfilli se edhe në enklavat serbe në Kosovë, Beogradi ka të instaluar të gjithë administratën shtetrore. Prej këtu buruan edhe strukturat paralele në Kosovë, të cilat e bënë një rezistencë të fuqishme kundër pushtetit dhe shtetit të Kosovës në vazhdimsi, duke përfshirë këtu edhe shumë raste të rezistencës së armatosur. Strukturat serbe, disa edhe paramilitare, që e kundërshtuan pavarësinë e Kosovës, në të gjitha rastet e patën mbështetjen e pakursyer nga Kuvendi i Serbisë, nga shërbimet ushtarake, njësitë paramilitare dhe ato informative të shtetit serb. Udhëheqësit radikal serb, vazhdimsi e të cilëve është edhe Aleksander Vuçiçi, përmes këtyre strukturave që ishin të instrumentalizuara nga qeveria serbe, organizuan kriza të një pas njëshme, shumë prej tyre, edhe kriza të ricikluara, për tu dukur para opinionit serbe se Serbia po i arrinë qëllime e veta në Kosovë, por kishin qëllim edhe për të prodhuar efekte në rajon. Shteti serb për ti arritur qëllimet në Kosovë, në bashkëpunim edhe me shërbimet sekrete të ushtrisë, financuan por edhe i trajnuan për veprime brenda Kosovës një numër të madh organizatash ekstremiste, disa edhe me bazë ushtarake për ta goditur Kosovën dhe sistemin udhëheqës të Kosovës, brenda dhe jashtë sajë. Këto organizata si: “Mbrojtja Civile” me veprim në veri të Kosovës, është përkrahur dhe mbikqyrur direkt nga shërbimi sekret serb-BIA, më konkretisht nga ish drejtori i BIA-s Bratislav Gashiq, dhe nga Bojan Dimiq-drejtor i drejtorisë së parë të kësaj agjencie, Brigada e Veriut, pastaj Organizata “OSA” (Ushtria Çlirimtare për Kosovë dhe Metohis), “Dora e Zezë” vazhdimësi e organizatës së vjetër serbe “Cerna Ruka”, stuktura e “Klanit të Zemunit”, “Rojet e Urës”, organizata çetnike-“Çetniçki Ravnogorski Pokret (ÇRP) i drejtuar nga Rajko Stojkoviq nga Ragotica, “Garda e Car Llazarit”, komandant i të cilës ishte Zhelko Vasileviq i cili ishte njëkohësisht edhe kryetar i “Lëvizjes së Bashkuar Serbe”, u ndihmuan dhe u mbështetën pa kursyer nga njërzit e BIA-s, të KOS-it, xhandarmerisë e mekanizmave tjerë shtetror të Serbisë, për ta lënë Kosovën me kriza të vazhdueshme. Këto organizata paramilitare dhe ushtarake serbe, operuan kryesisht nëpër enklavat serbe, por edhe në pjesë tjera ku është kërkuar të veprohet. Kjo katrahurë ndodhi në Kosovë nga Serbia për shkak se u toleruan nga Bashkësia ndërkombëtare, UNMIK-u, KFOR-i, BE-ja e mekanizmat tjerë ndërkombëtar, me arsyetim se ende nuk qenka definuar statusi i Kosovës në relacion me Serbi. Këto kriza që i ka organizuar Serbia në Kosovë, kanë reflektuar gjithëher në destabilitetin e vazhdueshëm të Kosovës, por edhe i shërbyen Serbisë si pretekst që të mos e njeh Kosovën gjerë në ditët e sotme. Krizat që i organizoi Serbia brenda Kosovës po ashtu i përdori si pretekst për ti zgjatur bisedimet Kosovë-Serbi nga viti 2004 gjërë në vitin 2005. Në këtë rast dhe rastet tjera, Vuçiç dhe udhëheqësit tjerë serb u treguan injorant ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Në anën tjetër, për shkak të përkrahjes së pakursyer të Rusisë, Iranit dhe shteteve tjera, Vuçiç e fitoi statusin e të përgdhelurit të Ballkanit. Faktikisht gjatë udhëheqjes së Vuqiqit, Serbia u bë pronë e tij. Kurse kabineti me të cilin e drejtonte shtetin serb, më shum i ngjante një organizate kriminale sesa një kuvendi. Pothuajse secili prej tyre kishte afera të lloj-llojshme korruptive dhe kriminale. Tetë muaj protestat në Serbi e treguan fëtyrën e vërtetë të Vuçiçit dhe të qeverisë së Serbisë. Protestat si domosdoshmëri e ndryshimeve të shtetit serb, u shndërruan në një lëvizje të madhe antiqeveritare. Protestuesit në Serbi treguan qartë se prapa Vuçiçit qëndrojnë strukturat e Voisllav Sheshelit, të gjitha strukturat radikale serbe dhe komplet ish-struktura e Sllobodan Millosheviqit, xhandarrmëria, ushtria dhe shërbimet sekrete. Jo pak njerëz me të kaluar kriminale ishin pjesëtar të partisë së tij radikale. I tillë ishte edhe Goran Radosavleviq-Guri dhe Legia-Millorad Ullemek, por edhe shumë të tjerë. Të gjithë u bashkuan me Vuçiçin kundër protestuesëve, kundër demokracisë dhe kundër atyre që punuan për integrimin e Serbisë në BE. Të njejtat struktura organizuan vrasjen e Gjingjiqit, me të vetmin pretekst, pse kishte bashkpunuar më strukturat ndërkombëtare për ta dërguar Millosheviqin dhe kriminelët tjerë të luftës në Hagë. Edhe lideri serb i Kosovës Oliver Ivanoviqi u vra për shkak të bashkpunimit të tij me strukturat nërkombëtare, i akuzuar nga serbët se kishte planifikuar për ta shitur veriun e Kosovës, por edhe pse ishte bërë pengesë e shumë grupeve kriminale në veri. Lideri aktual serb Aleksandër Vuçiç për ta mbajt pushtetin shpërndau frikë, mospërfillje, kërcënim dhe i shantazhoj në mënyra të ndryshme të gjithë kundërshtarët politik. Është i vetmi lider në shtetet e Evropës që ka regjim hibrid. Gjatë mandatit të tij e varrosi opozitën serbe, e shkatërroj demokracinë në Serbi, dhe ata që e kritikonin i bëri armiq të qeverisë, disa prej tyre i burgosi, largoi nga pozitat dhe i shkatërroj krejtësisht. Ata që punuan për demokraci, progres dhe për ta futur Serbinë në BE u penguan dhe penalizuan në forma të ndryshme. Gjatë mandatit të tij e përhapi në Serbi dhe rajon nacionalizmin dhe radikalizmin e ekstremit të djathtë, propagandoi luftën si kërcnim ndaj kundërshtarëve brenda dhe jashtë Serbisë. I përdori paradat ushtarake, manovrat, ekspozimin e ushtrisë dhe xhandarmërisë për të reflektuar forcën. Kjo ndodhi për shkak se edukimi i tij politik në fillim e në mbarim të karrjerës së tij, ka karakter radikal, dhe mbështetja e tij në të gjitha rastet për tu ngjitur në pushtet është nga ushtarakët dhe besnikët e Millosheviqit, Sheshelit, Mlladiqit, Karaxhiqit e të tjerëve. Vuçiç u mbështet dhe i mbështeti grupet radikale serbe. Mbante lidhje dhe i mbështeti edhe grupet huligane që kishin dhe kanë shtrirje të mjaftueshme në Serbi, por që veprojnë edhe në Maqedoni, Bosnje, Mal të Zi, veriun e Kosovës etj. Ka qenë pjesë e grupit të ideatorëve të formimit të Republikës Serbska në Bosnje. Ai e mbeshteti Republikën Serbska financiarisht, me kuadra ushtarake, polic, struktura të intelegjencës, xhandarmërisë, dhe i dha lidershipit atje lidhjet direkte më Rusinë dhe shërbimet ruse, të cilët e përdorën Republikën Serbska si bazë për ta shtrirë ndikimin në vendet tjera të Ballkanit përendimorë dhe më tutje. Kjo republikë artificiale e krijuar brenda territorit të Bosnjes u konstruktu në laboratorin e Serbisë dhe Rusisë për tu përdorur si kerrcnim ndaj vendeve të Ballkanit përendimor, Evropës dhe rajonit. Republika Serbska në Bosnje edhe pse është krijuar krejtësisht në mënyrë të jashtëligjshme, si krijesë tejet artificiale, këto ditë ndau mbi 22 milion euro shtesë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me qëllim të “pozicionimit më të mirë” të këtij etniteti serb të Bosnjë e Hercegovinës në raport me administratën e re amerikane. Sigurisht që mjegulla e krijuar në këto hapsira duhet të hiqet, me apo pa luftë. Vuçiç gjatë luftës në Bosnje që ishte edhe drejtues i ministisë së informacionit, në një rast ishte deklaruar publikisht: Nëse një ushtar boshnjak e vret një ushtar serb, ne do ti vrasim 100 boshnjak. Ne fakt kjo është mendësia politike e Sheshelit dhe e të gjithë radikalve në Serbi. Kohët e fundit Serbia duke përfshirë edhe kreun e shtetit Vuçiç shpesh herë janë prononcuar para mediave se Serbia po përgaditet për luftë. Në fakt ky prononcim i Serbisë paraqet kërcnim direkt për Kosovën, KFOR-in, EULEX-in dhe mekanizmat tjerë që janë garantuese të sigurisë në Kosovë. Në kuadër të këtyre prononcimeve Vuçiç paralajmëroi një paradë madhështore në shtator ku ushtria do të ekspozojë arsenalin e saj, duke shprehur se Serbia do të jetë një “fortesë e pathyeshme”. Ne rast konflikti me NATO-n, Vuçiç ka thënë se rezistenca e Serbisë do të jetë shumë më e madhe se ajo e vitit 1999. Prononcimet e tilla paraqesin kërcnim të hapt, ndaj Kosovës dhe ndaj rajonit. Qeveria e Vuçiçit është një qeveri antidemokratike, anti-evropiane dhe anti-përendimore, e mbështetur nga Rusia dhe aleatët e saj, dhe si e tillë gjithmonë përmban rrezik për Ballkanin dhe Evropën. Vuçiç nga frika e protestuesëve dhe situata e krijuar në Serbi, ka marrë rreth vetës për ta siguruar, disa figura me të kaluar kriminale, siç janë: Milorad Jevtić, Marko Vukašinović, Milun Milenkoviq, Milosh Milovanoviq etj, të cilët janë udhëheqës të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” për veriun e Mitrovicës, por jan pjesëmarrës edhe në sulmin terrorist në Banjskë. Më këto struktura Vuçiç kishte mbajtur lidhje qysh heret. Më 8 shtator 2018 Vuçiç e kishte vizituar veriun e Mitrovicës dhe Qendrën e “Mbrojtjës Civile” për të cilën Aleksandër Vuçiç kishte deklaruar publikishtë se kishte investuar mbi 1.400.000 euro. Me rastin e kësaj vizite Vuçiç kishte bërë edhe disa foto me këto struktura të cilat tash janë futur nën ombrellën e sigurisë së tij. Strukturat paraushtarake të këtyre organizatave, janë financuar nga shteti serb, por edhe janë mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe, ish-ushtarakët që kishin marrë pjesë në luftrat e zhvilluara në ish-jugosllavi, nga shërbimet sekrete dhe nga Rusia. Që kur filluan protestat në Serbi kundër rexhimit të Vuçiçit, ai i kishte organizuar dhjetra e dhjetra protesta dhe mitingje kundër protestuesëve, me qëllim të përqarjes dhe futjes së konfliktit brenda radhëve të tyre, që ti kontrollonte më lehtë. Për këto qëllime ai protestat i konsideroi si revolucion me ngjyra. Për ti kontrolluar protestat që tash më janë radikalizuar, Vuçiç po i përdor edhe veteranët e luftës së Serbisë. Këtë strukturë po e përdorë më Shumë për ti dezojrentuar protestuesit dhe për ti sabotuar nga brenda ata. Vuçiç me qëllim të shpërndarjes së protestave e përdori njësinë parapolicore, të veshur me uniforma të zeza, të cilët i rrahën dhe i maltretuan tej mase protestuesit. Pas kësaj kishin ndërhyrë edhe xhandarmëria, por edhe kjo formë kishte dështuar. Qëndresa e fuqishme e protestuesëve, për ti realizuar kërkesat e tyre, edhe për kundër represioneve të qeverisë së Vuçiçit, për ti shtypur ato, po duket qartë se presidentin dhe njerëzit e ti i ka qitë në panik të madh. Situata në Serbi siç po e thonë edhe analistët e Serbisë por edhe ata ndërkombëtar, është alarmante, buzë një shpërthimi që mund të eskaloj në një gjakderdhje të madhe. Në të gjitha këto vlime të mëdha për ndryshime, një gjë ka mbetë e pa zbuluar edhe më tutje, si ka mundur të qëndron në pushtet Aleksander Vuçiç pas gjithë ketij presioni vendor dhe ndërkombëtar. Diçka analoge po ndodh edhe më Albin Kurtin i cili i fitoi votat e shumicës dhe nuk po mundet që ta konstituon Kuvendin edhe pas përpjekjes së 41-të.

Kontrolloni gjithashtu

Akademik Rexhep Qosja nderon kontributin e prof. Ahmet Qeriqit: "Ka përhapur kohezionin mes Kosovës dhe Shqipërisë"

Akademik Rexhep Qosja nderon kontributin e prof. Ahmet Qeriqit: “Ka përhapur kohezionin mes Kosovës dhe Shqipërisë”

Sot, në Radion Kosova e Lirë, Akademik Rexhep Qosja, i shoqëruar nga nipi i tij …