Pren Marashi: Herët a vonë gjithçka do të zbulohet

Komandanti i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Pren Marashi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me proceset gjyqësore në Hagë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një reagim publik, Marashi ka paralajmëruar se “herët a vonë gjithçka do të zbulohet”, përfshirë dosjet e fabrikuara me qëllim për të njollosur dhe akuzuar padrejtësisht UÇK-në. Ai shtoi se proceset në Hagë janë të padrejta dhe u zhvilluan mbi një narrativë të qëllimshme që ka për qëllim diskreditimin e luftës çlirimtare dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Ky reagim vjen në një kohë kur në Hagë po vazhdojnë gjykimet ndaj disa ish-krerëve të UÇK-së nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Nuk mund të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse derisa kreu i shtetit serb mohon krimet e bëra në Kosovë

Fatmir Limaj: Zgjidhja e situatës vjen vetëm përmes veprimeve politike

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se kriza aktuale institucionale në vend nuk mund …