leoni

Bujar Osmani: Vizita e Ramës në Çarshi, sinjal për respektimin e vullnetit të shqiptarëve në Maqedoni

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Çarshinë e Shkupit gjatë samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ai tha se ecja e Ramës në shoqërim të përfaqësuesve të BDI-së nuk kishte karakter promovues politik, por ishte një mundësi për kryeministrin shqiptar që të njihte për herë të parë këtë pjesë të trashëgimisë shqiptare në Shkup. Sipas Osmanit, kjo vizitë dërgon një sinjal të qartë se vullneti i shqiptarëve, si bashkësia e dytë më e madhe etnike në Maqedoninë e Veriut, duhet të respektohet, pasi “Fronti Europian” është koalicioni fitues midis shqiptarëve në zgjedhjet e fundit. Ai theksoi se bashkëpunimi i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare është me forcat politike që kanë besimin e qytetarëve, dhe kjo është një qasje reciproke që zbatohet edhe nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit: “Nuk e votoj në asnjë rrethanë”

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se nuk do ta votojë Albulena Haxhiun për …