Rrustem Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: “Shteti nuk ecë me ese e fraza artistike”

Ish-deputeti dhe anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka kritikuar qeverinë në detyrë për, siç tha ai, mungesë të veprimit konkret dhe të planifikimit sistematik. Përmes një postimi, Mustafa deklaroi se “koha e fjalëve të bukura po shterron”, duke ironizuar me retorikën e përdorur nga qeveria aktuale. Ai theksoi se shteti nuk mund të funksionojë si një OJQ apo shoqatë kulturore, por kërkon angazhim të përditshëm, punë të strukturuar dhe veprime zinxhirore në secilin sektor – nga administrata e drejtësia, deri te arsimi, ekonomia dhe politika e jashtme. Mustafa përfundoi se “fjalët kanë vlerë vetëm kur pasohen nga veprime”, duke i bërë thirrje qeverisë të kalojë nga retorika në rezultate konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …