Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Kryetari Hashim Thaçi intensifikon fushatën për miratimin e demarkacionit

Kryetari, Hashim Thaçi, në pretendimet e  jashtëzakonshme për ta bindur opinionin se vetëm ai ka të drejtë për demarkacionin, në një postim të tij ka shkruar se faktet e reja dëshmojnë se procesi i shënimit të vijës kufitare me Malin e Z,i nuk ka pasur asnjë lëshim dhe Kosova nuk humb asnjë metër katror të territorit të saj. Thaçi ka  shkruar se këto fakte hedhin poshtë në tërësi kauzat e rreme të kundërshtarëve të këtij procesi, të cilët në vazhdimësi e kanë kundërshtuar atë për interesa personale dhe përfitime politike. Edhe një herë ftoj gjithë spektrin politik dhe deputetët e Kuvendit të ngrihen mbi çdo interes dhe logjikë provinciale. Të veprojmë sa më të bashkuar për interesat e vendit. Këtë e presin qytetarët e Kosovës, këtë e presin miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Thaçi. Ftesa që kryetari u bën deputetëve nuk duket të jetë e përgjegjshme, me faktin se deputetët nuk duhet të votojnë sipas shijeve të kryetarit, por sipas bindjeve të tyre, meqë kanë përgjegjësi ndaj elektoratit dhe jo ndaj kryerarit, cilido qoftë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …