leoni

Të hënën shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër Shalës për krime lufte

Të hënën, më 14 korrik, pritet të shpallet aktgjykimi në shkallën e dytë ndaj Pjetër Shalës, pas ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore që e kishte dënuar atë me 18 vjet burg për krime lufte. Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të mbahet nga ora 11:30 në Hagë, me një vonesë prej 10 minutash në transmetim publik. Në këtë rast, mbrojtja ka kërkuar lirimin e Shalës ose rigjykimin e çështjes, ndërsa Prokuroria dhe përfaqësuesi i viktimave kanë kërkuar që dënimi të mbetet në fuqi. Shala u shpall fajtor në korrik të vitit të kaluar për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte ndaj të ndaluarve në Fabrikën e Metalit në Kukës, gjatë maj-qershorit të vitit 1999. Në një proces të ndarë, Shala ka apeluar edhe urdhrin për zhdëmtim prej 208 mijë eurosh për viktimat, por ky vendim nuk pritet të shqyrtohet të hënën. Shala është arrestuar nga autoritetet belge në mars 2021 dhe është transferuar në Hagë një muaj më vonë. Ai përballet me akuza për përgjegjësi individuale për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë. /Betimi për Drejtësi/

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer: Dialogu Kosovë–Serbi rrezikon kthimin në pikën zero, prioriteti duhet të jetë NATO

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka paralajmëruar se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe …