Kryetari Bashkim Ramosaj mirëpret çdo ditë pune bashkatdhetarët tanë

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, mirëpret me zemër të gjithë bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në vendlindje, duke i ftuar për një kafe dhe bashkëbisedim miqësor qdo ditë nga ora 08:00 deri në 10:00, në ambientet e Komunës së Deçanit.

Ky takim simbolik është një mundësi për të ndarë ide, për të dëgjuar mendimet e mëregimtarëve dhe për t’i falënderuar të gjithë që pavarësisht distancës, nuk e harroni asnjëherë vendlindjen.

Institucionet komunale janë të hapura dhe në dispozicion të plotë për të ofruar mbështetje, informacione dhe shërbime që do t’jua lehtësojnë qëndrimin gjatë kohës sa jeni në Deçan.

Kontributi juaj për vendlindjen është i pazëvendësueshëm faleminderit për gjithçka që bëni, veçanërisht për komunën tonë të dashur, Deçanin, thueht ndër të tjera në ftesën e kryetarit të komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mërgimtarët janë pjesë e pandashme e zhvillimit të komunës sonë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në postimin e tij në facebook, ka …