Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Haradinaj kritikon menaxhimin e seancës nga Dehari: Sjellje e çuditshme, Kurti po e thellon krizën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si po menaxhohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga udhëheqësi Avni Dehari. Ai e ka quajtur të papranueshme dhe të çuditshme sjelljen e Deharit, duke thënë se mungon qartësia dhe logjika në qasjen e tij gjatë drejtimit të seancës. “Na ftohemi çdo 48 orë, sjellja e Deharit është e çuditshme, nuk e kuptojmë se në çfarë logjike sillet ashtu. Ajo panika e tij që me ja ndal fjalën deputetëve se po bëhet nami që një deputet po e shtojka një fjalë në foltore është e turpshme,” tha Haradinaj për gazetarët pas seancës. Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për ndikim negativ në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe thellim të krizës politike. “Ne varemi nga Kurti ose mashtruesi, ne nuk e kemi. Ne i kemi dhënë mbështetjen ndonjë kandidature unifikuese. Po vërehet se ai e ka nda mendjen me bë keq e ma keq për Kosovën,” u shpreh Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze

Bashkimi Evropian ka shfaqur shqetësimin për prodhime kineze. Komisioner të Bashkimit Evropian për drejtësi, kanë …