Sala Jashari: Kuvendi i bllokuar prej muajsh, thirrje VV-së për zgjim të thellë demokratik

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës , ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës së 53-të konstituive, duke i bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që t’i japë fund bllokadës institucionale që po zgjat prej muajsh. “Ne, partitë tjera, vazhdojmë me këtë seancë protestuese. Më lejoni që sot, si deputetja më e re në Kuvend, ta shfrytëzoj të drejtën për të folur, jo në një mbledhje të zakonshme parlamentare, por si një thirrje publike për drejtësi dhe për një zgjim të thellë demokratik”, deklaroi Jashari nga salla plenare. Ajo theksoi se Kuvendi nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike, duke kërkuar përgjegjësi nga Vetëvendosje për situatën e krijuar.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …