Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Fatmir Limaj: Asnjë nga 30 ditët e dhëna nga Gjykata Kushtetuese nuk është shfrytëzuar

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh realitetin se deputetët nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë detyrën e tyre gjatë afatit 30-ditor. Duke folur për mediat, Limaj theksoi se situata e krijuar ka qenë e evitueshme, por sipas tij, deputetët janë lënë pa të drejtën për të votuar. “Gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Unë e vlerësoj që asnjë ditë nga 30 ditëshi i Gjykatës nuk është i shfrytëzuar. Deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”, deklaroi Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …