Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka vlerësuar lidershipin e kryetarit Memli Krasniqi, duke thënë se ai ka sjellë një frymë të re dhe energji pozitive në parti.

Në një reagim publik, Krasniqi theksoi se PDK është aktualisht e vetmja parti në rritje me potencial të vërtetë për të sjellë ndryshimin që i duhet Kosovës.

“Sot, më shumë se kurrë, PDK duhet të jetë e bashkuar. Uniteti ynë është forcë për krerët e UÇK-së në Hagë dhe rruga e vetme për fuqizimin e partisë sonë,” tha Krasniqi.

Ai shtoi se vetëm përmes unitetit, PDK mund të marrë përgjegjësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët. Sipas tij, çdo përçarje në këtë kohë të ndjeshme nuk e dëmton vetëm partinë, por edhe vetë shtetin.

“Çdo mungesë uniteti në këtë kohë, kur shteti është marrë peng për interesa personale të një individi, nuk e dëmton vetëm PDK-në, por e dëmton vetë shtetin e Kosovës,” përfundoi deputeti i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj për Tahir Sinanin: Ishte një bashkëluftëtar i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve shqiptare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar kujtimin e Tahir Sinanit, duke e cilësuar atë …