Kadri Kryeziu: Dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se urrejtja për njëri-tjetrin

Ish i burgosuri politik dhe ish gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka tërhequr vërejtjen për pasojat nga përçarjet e mëdha të brendshme dhe çmimin që ka kjo për atdheun. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe ndalim të dëmtimin të atdheut duke sulmuar njëri tjetrin. “Dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se urrejtja për njëri-tjetrin. Kjo shprehje është maksima që më udhëheq. Partitë politike dhe mendimet ndryshe janë pasuri kombëtare, por pasuria më e madhe është vetë atdheu. Në këtë moshë që jam, dhe në këtë fazë të rrugëtimit tim jetësor, partia ime e vetme është shqiptaria. Historikisht, armiqtë tanë e kanë shfrytëzuar përçarjen tonë dhe na kanë shkelur e robëruar. Ka ardhur koha që më në fund të tregohemi të kujdesshëm dhe të përmbahemi nga tundimi që duke e sulmuar e lënduar rivalin e brendshëm ta lëndojmë e dëmtojmë edhe atdheun” ka porositur veprimtari, Kadri Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për …