leoni

Gjykata Speciale pranon prova kundër liderëve të UÇK-së nga Serbia

Një grumbull i madh me prova janë dorëzuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se t’i përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në mesin e shumë materialeve, ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar. Gjyqtarët e Speciales i kanë pranuar ato në procesin gjyqësor.

Këto dokumente janë të lëshuara nga departamenti serb i sigurisë shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP) dhe  nga Komanda e ashtuquajtur e përbashkët për “Kosovën dhe Metohinë”. Të gjitha këto prova me vulë të institucioneve të ndryshme të Beogradit zyrtar, do të rëndojnë mbi krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Ky është vendimi që e kanë marrë gjyqtarët e Speciales, duke aprovuar në masë të madhe kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, për pranimin e provave të fundit në gjykim.

Kontrolloni gjithashtu

Irfan Lipovica u intervistua në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ish-sekretari i MINT, Irfan Lipovica është ftuar për …