Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Nga ardhja në pushtet Vetëvendosja ka synuar dobësimin njësisë Së  Policisë që lufton korrupsionin

Duke komentuar degradimin nga detyra e dy hetuesve të policor që kishin hetuar ministren e Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdarin dhe zyrtar të tjerë të lartë, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se që nga ardhja në pushtet e partisë Vetëvendosje, ky subjekt politik ka synuar dobësimin e kësaj njësie të Policisë që lufton korrupsionin. “Që nga ardhja në pushtet LVV në mënyrë sistematike ka ndërmarr veprime për dobësimin dhe pengimin e punës së kësaj Task Force, duke filluar ne ndrrimin e pozitës së ish drejtorit dhe shume veprime ndaj zyrtarëve policorë në këtë task forcë lidhen me pagat por edhe ndrrimin e vendeve të punës. Edhe veprimet e fundit hyjnë në kuadër të qëllimit kryesor të partisë në pushtet për të kontrolluar këtë task forcë dhe për të përgjuar mesazhin tek secili zyrtar policor se nëse heton apo ndërmerr veprime ligjore kundër zyrtarëve të partisë në pushtet për afera korruptive pasojnë masat ndëshkuese”, ka thënë për Nacionalen drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Kontrolloni gjithashtu

Engel dhe Albright thonë së në njëfarë mënyre, administrata aktuale amerikane ia kanë kthyer shpinën popullit të Kosovës

SHBA-ja kushtëzon rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën me përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve lokalë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se dialogu …