Komandanti Barduani takohet me ZëvendësNdihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Baker riafirmon mbështetjen ndaj KFOR-it

Komandanti Barduani takohet me ZëvendësNdihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Baker riafirmon mbështetjen ndaj KFOR-it

Në selinë e KFOR-it në Prishtinë, komandanti Enrico Barduani zhvilloi takim me ZëvendësNdihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së për politikën evropiane dhe NATO-n, David Baker.
Në njoftimin e KFOR-it theksohet se takimi shërbeu për të shkëmbyer vizione mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe për të diskutuar për angazhimin politik për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
David Baker riafirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA-së ndaj misionit të KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
KFOR nënvizoi se vazhdon të zbatojë mandatin e dhënë nga Rezoluta 1244 e OKB-së, duke garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë komunitetet në Kosovë, në mënyrë të paanshme.

Kontrolloni gjithashtu

NATO për Porto Romanon: Do të shqyrtojmë ofertën e Shqipërisë, e përgëzojmë për investimet në infrastrukturë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të mërkurë është pritur në selinë qendrore të NATO-s …