Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër 350 shkolla publike të mbyllura në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të mungesës së nxënësve. TRT Albanian bënë të ditur se sipas të dhënave zyrtare, 295 shkolla publike janë mbyllur në Shqipëri nga viti 2012 deri më 2022. Në Kosovë janë mbyllur 40 shkolla në periudhën 2013–2023, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, numri lëviz nga 30 deri në 44 shkolla të mbyllura. Këto nuk janë thjesht të dhëna statistikore, por është një kambanë alarmi për të ardhmen e shoqërive tona. Në Kosovë, ka shkolla që funksionojnë me vetëm 5–10 nxënës, madje në disa raste edhe më pak. Numri i nxënësve në arsimin e mesëm në vitin 2024/2025 ishte 63 mijë e 551. Krahasuar me vitin paraprak 2023/2024 që ishin 65 mijë e 757 nxënës, respektivisht për brenda një viti numri i nxënësve në arsimin e mesëm ka rënë për më shumë se 2 mijë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, nuk dha pëlqimin për renovimin e sheshit “Adem Jashari”, në Prishtinë

Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka bërë padi penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Sindikata e sektorit privat të Kosovës ka bërë padi penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. …