Kryetari Bashkim Ramosaj në kuadër të “Javës së Diasporës”“ organizon të hënën pritje të veçantë për bashkëatdhetarët tanë

Komuna e Deçanit mirëpret diasporën, me zemër të hapur dhe ju fton të bëheni pjesë e “Javës së Diasporës”, një javë e mbushur me aktivitete kulturore, sportive dhe festive, që na bashkojnë me vendlindjen dhe njëri-tjetrin. Aktivitetet fillojnë sot me 4 gusht dhe zgjasin deri më më 9 gusht. Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ju mirëpret me kënaqësi të hënën në një pritje të veçantë në nder të ardhjes tuaj në vendlindje. Takimi mbahet në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” me fillim në ora 19.00.

Mbrëmja e së hënës vazhdon me një koncert të madh me yjet e Estradës Muzikore si Mehdin Pergjeçaj – MEDA, Albërie Hadërgjonaj, Zeqë Kuqi, Nimon Mushkolaj, Mentor Mushkolaj.

Aktivitetet e Javës së Diasporër të marten me 5 gusht vahzdojnë me ndeshjen falënderuese për bashkëatdhetarët ndërmjet KF Deçani – KF Diaspora që do të zhvillohet në stadiumin “Ruzhdi Ramosaj” në Isniq me fillim në ora 18.00.

Ejani së bashku t’i presim bashkëatdhetarët tanë.

Le të festojmë me krenari dashurinë për futbollin dhe vendin tonë, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare tëv komunës së Deçanit.

Të gjitha këto aktivitete në kuadër të “Javës së Diasporës” mbahen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt Dëgjimi i Dhjetë Buxhetor me punonjësit e Shërbimeve Publike dhe atyre Shëndetësor

Cikli i dëgjimeve buxhetore nga komuna e Rahovecit të premtën vazhdoi me punëtorët e shërbimeve …