Igor Popoviq pranon fajësinë për nxitje të urrejtjes etnike në Rahovec

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në qeverinë serbe, ka pranuar fajësinë për nxitje të urrejtjes ndëretnike gjatë një fjalimi publik në Rahovec më 18 korrik 2025. Sipas Prokurorisë Speciale, Popoviq përdori gjuhë nxitëse dhe fyese ndaj shqiptarëve, duke glorifikuar të kaluarën dhe duke bërë thirrje që Rahoveci dhe Hoça e Madhe të mbeten “serbe”. Veprimet e tij, sipas prokurorisë, kanë rrezikuar bashkëjetesën mes komuniteteve dhe kanë nxitur mosbesim e përçarje etnike. Krahas aktakuzës, Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit,  ka thënë PSRK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nëse Laban dorëhiqet, Gjykata Kushtetuese futet në kolaps total

Opinionistja Aida Dërguti ka paralajmëruar se fati i Gjykatës Kushtetuese dhe stabiliteti institucional në Kosovë …