Ambasada gjermane kërkon maturi gjatë seancës së nesërme në Kuvendin e Kosovës

Ambasada Gjermane: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të arrihet kompromis brenda afateve

Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë thirrje për veprim të përgjegjshëm nga të gjithë aktorët politikë dhe për arritjen e një kompromisi të realizueshëm brenda afatit kushtetues. “Ne e vlerësojmë që Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim procedural. Tani politikanët duhet të veprojnë në përputhje me të, në mënyrë që kosovarët më në fund të marrin parlamentin për të cilin kanë votuar para gjashtë muajsh,” thuhet në përgjigjen e Ambasadës. Përfaqësia diplomatike gjermane në Prishtinë theksoi se pret një zgjidhje të qëndrueshme dhe të mundshme brenda afateve të përcaktuara, duke nënvizuar se kompromisi është çelësi për të dalë nga kriza politike që ka bllokuar konstituimin e institucioneve. Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e saj lidhur me situatën e krijuar në Kuvend. Në një nga pikat e vendimit, thuhet se Avni Dehari, kryesues i seancës konstituive, nuk ka vepruar në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025. Gjithashtu, Gjykata ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, duke konstatuar se ato janë zhvilluar në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Fetahu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, hap domethënës drejt zgjidhjes së krizës më të madhe institucionale

Juristi Faton Fetahu ka vlerësuar se vendimi i së premtes i Gjykatës Kushtetuese ishte i …