Tërmet i fuqishëm në Turqinë perëndimore, ndihen lëkundje pranë Stambollit

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur të dielën mbrëma provincën Balikesir në Turqinë perëndimore, sipas autoritetit turk për menaxhimin e fatkeqësive, AFAD. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Stamboll dhe në disa provinca përreth. Sipas AFAD-it, tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:53 sipas orës lokale, në një thellësi prej 11 kilometrash. Ndërkohë, Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore e ka regjistruar magnitudën në 6.19 dhe thellësinë në 10 kilometra. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se ekipet emergjente janë në terren për inspektime, por deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …