Haxhiu “zbulon” të kaluarën e gjyqtarit Llaban vetëm pasi vendimi i Kushtetueses nuk i konvenoi Vetëvendosjes

Pas katër viteve në pushtet, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka rikthyer në vëmendje akuza të vjetra ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, duke e quajtur atë “bashkëpunëtor të BIA-s”. Kjo deklaratë erdhi vetëm pas aktgjykimit të fundit të Kushtetueses, i cili nuk i shkoi për shtat shumicës së Vetëvendosjes. Megjithatë, ky gjyqtar nuk ishte problem për VV-në në nëntor të vitit 2023, kur ishte raportues i një vendimi që i shërbeu drejtpërdrejt kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe shumicës parlamentare. Në atë rast, Gjykata Kushtetuese shpalli si “të papranueshme” kërkesat e 12 deputetëve të opozitës për anulimin e seancës së 13 korrikut 2023, duke e mbyllur çështjen në favor të pozitës. Gazetari Lirim Mehmetaj, i cili publikoi vendimin, kërkoi hetim nga prokuroria për mënyrën se si Vetëvendosja mund të ketë përdorur informacione të siguruara nga organet e shtetit për qëllime partiake. Ai ngriti dyshime se këto të dhëna mund të kenë shërbyer si mjet shantazhi, pasi u bënë publike vetëm kur Gjykata nxori një vendim të pafavorshëm për qeverinë. Ironia qëndron edhe tek fakti se pesë nga shtatë anëtarët aktualë të Gjykatës Kushtetuese shërbenin në këtë trup gjyqësor edhe në vitin 2021, kur ky institucion shpalli të paligjshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti – një vendim që atëherë u përshëndet nga VV si fitore e rendit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Njohësit e rrethana politike kanë vlerësuar se kryeministri Kurti ka mbetur pa legjitimitet

Njohësit e rrethana politike kanë vlerësuar se marr parasysh vendet ku po i zhvillon takimet …