Juristët kundër Haxhiut: Akuzat për “rishkrim të Kushtetutës” nga Gjykata, pa bazë juridike

Deklaratat e Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Gjykata Kushtetuese “rishkroi Kushtetutën” me vendimin që ndaloi kryesuesin e seancës konstituive Avni Dehari të vazhdonte pa fund me procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, kanë ngjallur reagime të ashpra nga ekspertë dhe politikanë opozitarë me profil juridik. Sipas juristëve, kjo qasje bie ndesh me parimet themelore të interpretimit kushtetues. Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, theksoi se çdo student i juridikut mëson se përveç interpretimit strikt, ekzistojnë metoda të tjera si interpretimi sistematik, teleologjik dhe evolucionar, që përdoren për të mbushur boshllëqet dhe për të ruajtur funksionalitetin demokratik. Edhe deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, hodhi poshtë pretendimet e Haxhiut, duke shpjeguar se vendimi i Kushtetueses për ta kufizuar në tre herë kandidimin për kryetar të Kuvendit është marrë mbi bazën e metodës së analogjisë, duke u mbështetur në dy precedentë kryesorë: tre raundet e përcaktuara për zgjedhjen e presidentit në Kushtetutën e Kosovës dhe praktikat e kushtetutave të vendeve të tjera evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …