Ejup Maqedonci: Marrëveshja e parë kornizë e mbrojtjes me SHBA thellon partneritetin strategjik

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshjen e parë kornizë të mbrojtjes, e cila, sipas tij, thellon dhe zgjeron bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Në një intervistë për Euronews Albania, Maqedonci tha se marrëveshja parashikon trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, pjesëmarrje në misione jashtë vendit, si dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përfshirë krijimin e një fabrike shtetërore ushtarake me investime amerikane. Ai shtoi se Kosova ka mbështetje të fortë nga aleatët, me praninë e një ekipi këshillues të NATO-s dhe trupave amerikane jashtë mandatit të KFOR-it, që ndihmojnë në trajnime dhe donacione, përfshirë automjete të blinduara dhe poligone qitjeje. Sa i përket anëtarësimit në NATO, Maqedonci theksoi se pengesë mbetet mosnjohja nga katër vende të Aleancës, por shprehu shpresë se këto shtete do ta pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe profesionalizmin e Ushtrisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …