leoni

Gjermania kërkon zbatimin e vendimit të Kushtetueses për t’i dhënë fund bllokadës politike në Kosovë

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të respektojë dhe të zbatojë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive, në mënyrë që t’i jepet fund bllokadës politike. Siç ka njoftuar Ambasada Gjermane në Prishtinë, gjatë takimeve me aktorët politikë të vendit, Reiffenstuel ka theksuar se respektimi i plotë i këtij vendimi është i domosdoshëm për tejkalimin e situatës aktuale. Gjatë vizitës, ai është takuar me një gamë të gjerë udhëheqësish politikë, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin në largim, Albin Kurti. Në njoftim po ashtu theksohet se angazhimi konstruktiv i Kosovës është kyç për suksesin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, proces që Gjermania e mbështet fuqishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Vetëvendosje po cenon rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po vazhdon …