Kushtrim Ajvazi: Tregu i lirë i ZRrE-së po e mbyt ekonominë dhe bizneset

Kushtrim Ajvazi ka paralajmëruar se implementimi i “tregut të lirë” të Zyrës së Rregullatorit për Energji, sipas tij në mënyrë të dhunshme dhe pa masa mbrojtëse, do t’i kushtojë ekonomisë së vendit mbi 100 milionë euro. Ai ka theksuar se bizneset ndihen sikur “peshku në zallë, duke u mbytur ngadalë”, ndërsa institucionet po qëndrojnë pasive. “Vendimmarrja për daljen në tregun e lirë të energjisë në këtë formë do t’i sjellë ekonomisë mbi 100 milionë euro kosto shtesë – pa kompensim, pa mbështetje. Nëse kërkesa jonë nuk ka qenë bindëse, vazhdojeni… fundin e shihni”, ka deklaruar Ajvazi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …