Besnik Tahiri: Kosova rrezikon falimentimin ekonomik, nëse nuk ndalet politika aktuale me energji

Njohësi i rrethanave politike në vendin tonë, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se vendi ynë rrezikon falimentimin ekonomik, nëse nuk ndalet politika aktuale me energji. Ai ka shkruar më tutje se energjia është themeli i shëtit dhe pa të, nuk ka ekonomi në Kosovë.  Politika energjetike e Qeverisë ka hyrë në rrugë pa dalje. Në vend të kapaciteteve të reja dhe një tregu të hapur, kemi monopole të krijuara me vendime politike dhe shkyçje të bizneseve. Kjo është skemë shkatërruese, jo reformë. Pasojat janë të rënda: mbi 1,000 kompani në prag të mbylljes, mbi 120 mijë punëtorë dhe familjet e tyre në gjendje alarmante dhe rritje e çmimeve që do të rëndojnë çdo qytetar. Institucionet që duhej të mbronin interesin publik, Qeveria e ZRRE-ja janë bërë vet problemi. Në vend të rregullimit duke e analizuar kontekstin e vendit dhe mbikëqyrjes e pse jo zgjidhjeve që reflektojnë situatën aktuale në Kosovë, kemi policinë që shkon për të shkyçur bizneset, duke treguar dështimin e plotë të qeverisjes, ka shkruar mes tjerash zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Çollaku: Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është garanci për sigurinë dhe konsolidimin e ushtrisë së Kosovës

Profesori universitar i kriminalistikës, Fatmir Çollaku ka vlerësuar se marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci është garanci për …