leoni

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit rifillon nesër pas bllokadës trejavore, pritet propozimi i kandidatit për kryetar

Pas një bllokade trejavore, seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Kjo lëvizje vjen pas aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sqaruar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh nga mbledhja e parë. Në fokus të seancës pritet të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, një proces ky që ka mbetur pezull për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike. Sipas rregullores dhe praktikave parlamentare, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për këtë pozitë. Partitë politike pritet të intensifikojnë konsultimet në orët në vijim për të arritur një marrëveshje lidhur me kandidaturën për këtë funksion kyç institucional. Zhvillimet e ardhshme do të jenë vendimtare për ecurinë e punës së Kuvendit dhe formimin e institucioneve të tjera shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Vetëvendosje nuk mund ta propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Njohësi i çështjeve parlamentare, Albert Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më të …