leoni

BE-ja ndan 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën, mbështetje për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër

Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike, duke theksuar përkushtimin e tij për mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe energjisë së qëndrueshme në vend. Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës totale prej 75 milionë eurosh që BE-ja ka ofruar deri tani për sektorin energjetik të Kosovës. Kjo mbështetje ka sjellë rezultate konkrete:

  • Mbi 200,000 familje kanë përfituar ndihmë për pagesën e faturave të energjisë,
  • Janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për të rritur efiçiencën energjetike,
  • 28 objekte banimi të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi,
  • Mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji për kursimin e energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Ndryshe intensifikon fushatën për peticionin kundër Gjykatës Speciale

Lëvizja Ndryshe po vazhdon me intensitet mbledhjen e nënshkrimeve online për peticionin kundër Gjykatës Speciale. …