KFOR reagon pas arrestimit të pilotit kroat dhe partnere së tij serbe, të dyshuar për spiunazh

KFOR ka reaguar lidhur me arrestimin e pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, të dyshuar për spiunazh. Në një përgjigje për televizionin Dukagjini, misioni i NATO-s në Kosovë ka deklaruar se e konsideron këtë çështje shumë serioze dhe se po e trajton me prioritet. “Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Për komentet mbi arrestimet dhe hetimet në vazhdim, ju referoj autoriteteve kroate”, thuhet në reagimin e KFOR-it. Dy të dyshuarit janë arrestuar në Kroaci dhe sipas raporteve të mediave kroate, kanë bashkëpunuar me eksponentë të dyshimtë të përfshirë në akte dhune dhe në sulmin e armatosur në Banjskë. Sipas këtyre raporteve, piloti kroat i ka ofruar të dyshuarës serbe nga Mitrovica e Veriut informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i janë përcjellë palëve të treta serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …