KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ: Vota për subjektin politik shkon edhe për bartësin e listës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka sqaruar mënyrën se si do të llogariten votat në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas tij, votuesit nuk kanë nevojë të votojnë drejtpërdrejt për bartësin e listës, pasi çdo votë për subjektin politik i atribuohet automatikisht edhe bartësit. “Vota për subjektin politik llogaritet votë edhe për bartësin e listës, emri i të cilit në fletëvotim shkruhet nga KQZ nën emrin e subjektit politik,” tha Elezi. Ai shtoi se në rastet kur në një fletëvotim shënohen më shumë se një kandidat, vota nuk i shkon asnjërit prej tyre, por llogaritet vetëm për subjektin politik. Ky sqarim nga KQZ vjen si përgjigje për të shmangur paqartësitë e votuesve në prag të zgjedhjeve lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Pratipati: Arsimi dhe shëndetësia paralele serbe duhet të integrohen në sistemin e Kosovës

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Pratipati, ka theksuar se …