leoni

Uk Lushi: Sjellja e kastës politike është e papërgjegjshme, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër klasën politike në Kosovë, të cilën e cilësoi të papërgjegjshme dhe të paaftë për të ofruar zgjidhje për krizën aktuale. Ai tha se qytetarët do t’i ndëshkojnë partitë me votë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat sipas tij duhet të mbahen sa më shpejt. Lushi e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si “fajtor kryesor”, duke e përshkruar si politikan dogmatik dhe bllokues. Sipas tij, përgjegjësi kanë edhe anëtarët e Vetëvendosjes që i binden verbërisht udhëheqësit, si dhe partitë e tjera opozitare – LDK, PDK, AAK dhe Nisma – të cilat, siç tha ai, kanë rënë në “grackat kurtiane”. Ai kritikoi gjithashtu qasjen e institucioneve dhe juristëve kushtetues, duke thënë se problemet politike po trajtohen në mënyrë të tepruar juridike. Për Lushin, zgjidhja e vetme për ta zhbllokuar situatën është organizimi i zgjedhjeve të reja me marrëveshje të gjerë mes partive politike dhe institucioneve. “Vox populi le të rigjykon partitë dhe le të zhbllokohet Kosova”, u shpreh ai, duke theksuar se rinovimi i skenës politike është i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …