Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Haki Abazi akuzon Kurtin për krizë politike: “Po e dënon vendin se nuk mori 500 mijë vota”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes dhe tani anëtar i AAK-së, Haki Abazi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar se qëllimisht po e çon vendin drejt krizës institucionale. Sipas tij, Kurti po i dënon qytetarët e Kosovës për faktin që nuk arriti të marrë 500 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Abazi u shpreh se Kuvendi ka humbur funksionalitetin dhe kjo, sipas tij, është rezultat i një “skenari politik” të ndërtuar nga Kurti. Ai akuzoi gjithashtu presidenten Vjosa Osmani për manovrime, duke thënë se ajo po bëhet pjesë e pazareve të kryeministrit për fazën e ardhshme politike. Sipas Abazit, ky bashkëpunim mes Kurtit dhe Osmanit prodhon një koncept politik të paqartë dhe të dëmshëm për vendin, duke rritur frustrimin qytetar dhe duke e thelluar bllokadën institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …