Në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kërkohet pranimi i 74 dëshmive të reja me shkrim

Në gjykimin kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, mbrojtësi i viktimave ka kërkuar që në prova materiale të pranohen edhe dëshmitë e 74 dëshmitarëve me shkrim. Kërkesa është bërë nga Simon Laws dhe Maria Radziejowska, por vendimi ende nuk është marrë nga trupit gjykues. Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se deri tani janë pranuar gjashtë dëshmi me shkrim nga pala e viktimave, ndërsa çështja e paraqitjes së provave ka përfunduar me dy dëshmitarë të tyre në sallën e gjyqit. Në total, procesi ka dëgjuar deri më tani 127 dëshmitarë në sallë, kryesisht të Prokurorisë, si dhe ka pranuar 137 dëshmi të tjera me shkrim. Prokuroria e ka përmbyllur paraqitjen e provave më 15 prill, ndërsa më 15 shtator pritet të nisë dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes. Kërkesa për 74 dëshmitë shtesë shihet si një element me peshë, pasi mund të ndikojë në balancimin e narrativave midis Prokurorisë, viktimave dhe mbrojtjes në këtë proces gjyqësor të profilit të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …