Agim Musliu: Pezullimi i Dialogut Strategjik nuk dëmton aleancën Kosovë–ShBA

Analisti Agim Musliu ka komentuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke theksuar se ky veprim nuk duhet interpretuar si krizë apo si prishje e raporteve mes dy vendeve. “Pezullimi i përkohshëm i dialogut strategjik Kosovë–ShBA nuk është as prishje e raporteve dhe as dobësim i aleancës sonë – janë gjëra që ndodhin mes partnerëve. Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta: Amerika është mbështetësja më e madhe e sovranitetit tonë, ndërsa Kosova ka popullin më pro-amerikan në botë,” ka shkruar Musliu. Ky qëndrim vjen në një kohë kur shumica e reagimeve politike në vend e kanë përshkruar pezullimin si moment të rëndë dhe shqetësues për Kosovën. Musliu, megjithatë, është ndër zërat e rrallë që e sheh këtë zhvillim si pjesë të natyrshme të marrëdhënieve mes partnerëve strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …