leoni

SHBA dhe BE dalin në mbrojtje të institucioneve të pavarura në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë përcjellë mesazhe të qarta në mbështetje të institucioneve të pavarura të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës dhe integritetit zgjedhor. Drejtori për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Mark Fleming, zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Në komunikatën zyrtare u bë e ditur se biseda u fokusua në rolin e Gjykatës në ruajtjen e sundimit të ligjit, ndërsa Rexhepi falënderoi SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme ndaj pavarësisë së këtij institucioni. Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua me kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa të Zgjedhjeve, Zenel Leku, i cili kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve politike pas rrëzimit të vendimit për mos-certifikimin e Listës Serbe në KQZ. Orav ritheksoi përkushtimin e BE-së për të mbështetur punën e pavarur dhe transparente të Panelit, pavarësisht presioneve politike. SHBA dhe BE kanë kohë që paralajmërojnë ekzekutivin në Prishtinë për ndërhyrjet në gjyqësor dhe për shkeljet e të drejtave të minoriteteve, sidomos në veri të vendit. Këto zhvillime po ndërlidhen gjithashtu me procesin e dialogut Kosovë–Serbi dhe po dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Eliza Hoxha

Eliza Hoxha sfidon Osmanin pas mandatimit të Konjufcës

Pas vendimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të mandatuar Glauk Konjufcën si kandidat …