Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu kritikon vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si një shqetësim serioz për respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare. “Vazhdimi i paraburgimit përbën një shqetësim serioz në raport me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe parimin e proporcionalitetit,” deklaroi Musliu. Deputetja shtoi se, përkundër mungesës së zhvillimeve të reja që të justifikonin mbajtjen e tyre në paraburgim, nuk janë marrë në konsideratë propozimet për masa alternative të sigurta. Musliu theksoi se zgjatja e paraburgimit në mungesë të rrethanave objektive bie ndesh me parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Paraburgimi nuk mund të përdoret si zëvendësim për dënimin, dhe zgjatja e tij, pa rrethana të reja objektive, bie në kundërshtim me frymën dhe tekstin e nenit 5 të KEDNJ-së,” përfundoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Thaçi nga Haga: “Liria e Kosovës është monument i Adem Demaçit”

Në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, është …