Hykmete Bajrami: Kurti po tallet me popullin e vet dhe po dëmton raportet me SHBA

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar se me sjelljet joserioze po dëmton raportet ndërkombëtare të Kosovës dhe po tallet edhe me qytetarët që e votuan. “Kurti është tallur me sekretarin amerikan, është tallur me Shtëpinë e Bardhë dhe tash po tallet me qytetarët e Kosovës, duke thënë se dikush tjetër po ekzagjeron masën e fundit të SHBA-ve që është pezullimi i fillimit të Dialogut Strategjik”, shkroi Bajrami. Ajo tha se Kurti ka instaluar një model politik të bazuar në ironi, tallje dhe mungesë përgjegjësie, që fillimisht e ka aplikuar ndaj partnerëve strategjikë të Kosovës dhe tash edhe ndaj qytetarëve. Bajrami paralajmëroi se degradimi i raporteve mes Kosovës dhe SHBA-ve i shkon për shtat vetëm Serbisë dhe Rusisë. “Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje uroj shumë ta kuptojnë sa më parë që degradimi i raporteve Kosovë – SHBA e gëzon Serbinë dhe Rusinë, por assesi ish opozitën. Lidhja Demokratike e Kosovës është tejet e shqetësuar për ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA-të dhe ne angazhohemi pa ndalë që raportet tona miqësore e diplomatike t’i ruajmë e thellojmë tutje”, shtoi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti: BE na sanksionoi, SHBA na braktisi – fajtor për izolimin është Qeveria Kurti

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për situatën aktuale politike dhe …