Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Vlora Çitaku: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, goditja më e rëndë në 25 vjet liri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër pas vendimit të SHBA-së për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë si “ngjarjen më të rëndë që i ka ndodhur vendit në 25 vjet liri”. Ajo tha se kryeministri Albin Kurti po e minimizon situatën dhe po jeton “në një univers paralel”, ndërsa shtoi se për asnjë politikan të Kosovës nuk është e dëshirueshme të kritikojë një kryeministër për raportet me aleatin kryesor të vendit. “Kam përshtypjen që z. Kurti po jeton në një univers paralel. S’ka asgjë më të rëndë që i ka ndodhur Kosovës tani e 25 vjet liri sesa vendimi i SHBA-së për pezullim të dialogut strategjik. Dhe kjo s’është një vërejtje apo qëndrim yni që e bëjmë me dëshirë”, u shpreh Çitaku. Ajo theksoi se situata aktuale është e paprecedent dhe mund të sjellë pasoja serioze: “Ne kemi mjaft tema që ta kritikojmë z. Kurti, por asnjëherë nuk do doja që të më jepej mundësia të kritikoj një kryeministër të Kosovës për raportet me SHBA-në. Situata në të cilën jemi është e paimagjinueshme, një territor i pashkelur dhe mund të shndërrohet në një situatë potencialisht të rrezikshme”, paralajmëroi ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …