Kryetari Bashkim Ramosaj takon pensionistët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar të enjtën pensionistët nga kjo komunë.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me pensionistët tanë, brezin që me mund, sakrificë dhe dashuri ka ndërtuar themelin e shoqërisë sonë.

Dëgjova me kujdes shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre, dhe angazhimi ynë mbetet i palëkundur, do të vazhdojmë të punojmë që ata të ndihen të respektuar, të përkujdesur dhe të mbështetur ashtu siç e meritojnë.

I njoftova gjithashtu se pjesë e programit tonë qeverisës është edhe ndërtimi i Shtëpisë për të Moshuarit, një projekt që synon t’u ofrojë kujdes profesional, ambient të ngrohtë e dinjitoz dhe një vend ku do të ndihen të vlerësuar çdo ditë.

Sepse respekti për ta nuk është vetëm detyrim, është një borxh mirënjohjeje ndaj brezit që na dha gjithçka”, ka shkruyar në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nura: Sot u përmbyll vetëm një kapitull i rrugëtimit tonë të përbashkët

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal …