Po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar në profilin e tij në facebook, se po vijon asfaltimi i gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Strellc i Epërm.

“Premtimet tona po i kthejmë në punë, sepse përkushtimi për përmirësimin e jetës së qytetarëve ka marrë një dimension tjetër, ndryshimi në Deçan është i dukshëm dhe çdo ditë po punohet në çdo fshat për të mirën e qytetarëve.

Sot jemi të lumtur që po i bëjmë realitet zotimet tona të dhëna në fillim të mandatit, sepse motoja ka qenë dhe mbetet:

#FLASIMmePUNË

Urime Strellc, i gëzofshi, ka uruar përmes facebook-ut, kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim afaristët e suksesshëm në komunitetin shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim afaristët e suksesshëm …